Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Miratimi i raportit për Kosovën nga Këshilli i Evropës, lajm i shumëpritur

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka vlerësuar miratimin e raportit të raportueses për Kosovën nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si një lajm të shumëpritur. Ajo, ka theksuar se ky hap është dëshmi e besimit të Kosovës në vlerat e larta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka falënderuar përpjekjet e delegacionit shqiptar për të mbështetur Kosovën në këtë rrugë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Spiropali ka shprehur angazhimin e qeverisë dhe shumicës parlamentare të Shqipërisë për të vazhduar mbështetjen e plotë për Kosovën në procesin e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizatat ndërkombëtare të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj pas deklaratës së Kuvendit: Mos luani me tragjedinë e njerëzve në Hagë, kërkojmë veprime konkrete

Pas miratimit të deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara …