leoni

Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Mimoza Kusari-Lila: Tërë procesi i statusit të veteranëve ndodhet në prokurori

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për keqpërdorimet që janë bërë me statusin e veteranëve për votë. Kusari-Lila, e cila më 19 nëntor do të përballet në balotazh për kryetar të Gjakovës me Ardian Gjinin e AAK-së, ka thënë se i tërë procesi i statusit të veteranëve është në prokurori. “Deri në ditët e fundit para zgjedhjeve janë ndarë certifikata të veteranëve. Në anën tjetër, ndodh presioni tjetër duke shfrytëzuar mungesën e informacionit, i thuhet veteranit se ‘unë e di ku ki me votu ti dhe në qoftë se s’ma jep votën unë ta garantojë se kemi me të heq  prej listës së veteranit’. Dhe kjo besohet”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo thotë se ajo ka informacione nga tereni se certifikata të statusit të veteranit janë shpërndarë deri në natën para zgjedhjeve në tërë rajonin e Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …