Abelard Tahiri: Partia Demokratike të Kosovë nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Ministri, Abelard Tahiri, kërkon të sqarohet lidhja e Albin Kurtit e Glauk Konjufcës me organizatën, “Syri i Popullit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar  të sqarohet lidhja e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me organizatën, “Syri i Popullit. Për faktin se tashmë kemi një aktgjykim dënues për disa persona të akuzuar për vepra terroriste kundër rendit kushtetues, përmes organizimit në përpjekje të atentateve ndaj krerëve të shtetit, si dhe për faktin se në mesin e këtij grupi ka anëtarë e familjarë të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, heshtja e saj dhe mos distancimi nga ky grup është akt i pranueshëm. Prandaj PDK-ja e ndjen për obligim që ndaj kësaj heshtje të Vetëvendosjes, të kërkojë llogari. Në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lidhjen shkakore në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës ‘Syri i Popullit’. Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë cenimin e këtyre parimeve nga organizata para-politike, të nxitura e të motivuara politikisht nga subjektet që abuzojnë me demokracinë për t’iu kundërvënë të njëjtës, ka thënë mes tjerash, ministri,  Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …