Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë në asnjë variant nga posti i kryeparlamentarit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë në asnjë variant nga posti i kryeparlamentari, duke saktësuar se sa më parë  duhet të dihet epilogu se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje, po apo jo. Veliu pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, tha se ata qëndrojnë pas ofertës së fundit të tyre. “Ne po presim nga  Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president”, tha ai.  Ky qëndrim sipas Veliut është i gjitha organeve drejtuese të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rezarta Krasniqi kritikon ashpër LDK-në dhe Osmanin: Jam thellësisht e turpëruar nga heshtja e partisë sime

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rezarta Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas …