Në 30 vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët: Halim Hoti, Nesimi Elshani Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Në 30 vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët: Halim Hoti, Nesimi Elshani Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Në 30 vjetorin e  rënies në altarin e lirisë, u përkujtuan  dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Ata kanë rënë demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti. Atë ditë kanë marrë plagë  19 protestues. Në orën 10:00 homazhe dhe nderime u bënë  te varrezat e dëshmorëve. Në orën 11:00 homazhet u mbajtën te vendi i rënies, në fshatin Brestoc. Në orën 12:30 u mbajt  manifestimi përkujtimor dhe kulturor “Flaka e Janarit” në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec. Në orën 13:30 është hapur ekspozitë kolektive e artit në galerinë e artëve në Qendrën Kulturore,  “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …