Abelard Tahiri

Ministri, Abelard Tahiri, nuk ka dhënë leje për dëbimin e 6 gylenistëve nga Kosova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahir  ka folur lidhur me arrestimin e 6 shtetasve turq në Kosovë me ç’rast ka thënë që ministria që ai drejton nuk ka dhënë leje për këtë gjë. “Si ministër i drejtësisë dëshiroj të sqaroj pozitën time për rastin në fjalë, dëshiroj të sqaroj se edhe në rastin personal dhe profesional unë punoj në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Dua të konfirmoj që në asnjë rast nuk kam pretendime që të ngatërroj kompetencat e mia. Në raport me temën që është shtruar më lejoni që të sqaroj që nuk kam asnjë përgjegjësi individuale. Në krejt këtë debat nuk kam kompetencë të flas nëse janë zbatuar procedurat e parapara me ligj për shkak se ato i janë adresuar institucioneve tjera të përfshira në këtë rast”, theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Mendoj se duhet të nxjerrim një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri

Daut Haradinaj kritikon Qeverinë pas vizitës së grupit serb në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Deputeti i Aleancës , Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vizitës së një …