Ministri, Anton Quni, pret në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan

Ministri, Anton Quni, pret në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan i shoqëruar nga këshilltari i sapo emëruar politik i Ministrit Quni nga radhët e komuniteteve jo shumicë Berkant Curi. Ministri Quni e njoftoi Ministrin Kervan me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen. Në vazhdim, të dy ministrat diskutuan temat me interes të përbashkët në mes të dy ministrive. Ministri Kervan vlerësoi lartë angazhimin e FSK-së në përballjen me pandeminë COVID-19, krahas arritjeve të deritashme në të gjitha aspektet e në veçanti, integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë e cila dëshmohet edhe me emërimin e këshilltarët Curi. Në fund, Ministri Quni i dëshiroi mirëseardhje këshilltarët Curi dhe e siguroi për bashkëpunim të ngushtë për çështjet e këshilldhënies në përgjithësi dhe aspektit të integrimit të komuniteteve jo shumicë në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …