leoni

MSc. Driton Krasniqi

MSc. Driton Krasniqi: Pse nuk po ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën?

Ekzistojnë disa faktorë të cilët po ndikojnë që Bashkimi Europian është duke hezituar ta marrë vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, siç janë: situata aktuale politike në vend, e karakterizuar me mungesë të stabilitetit politik, vendi po ecën shumë ngadalë drejt arritjes së procesit të konsolidimit të shtetit, nuk ka progres të mjaftueshëm dhe të dhëna konkrete të cilat do e bindnin Bashkimin Europian se Kosova është duke e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Pastaj, njëra nga pengesat kryesore është skepticizmi i disa shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat nuk po pranojnë që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të jetë në agjendën e BE- së.

Sipas Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, mirëpo, ka ngelur vetëm që të binden shtetet skeptike të BE- së të cilat nuk e dëshirojnë një gjë të tillë për Kosovën.

Tani, pengesë ka dalur edhe pandemia “Covid- 19”, e cila do të ndikojë që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet edhe më shumë dhe sa më shumë të zgjasë kjo pandemi, do ketë më shumë vonesa në këtë drejtim.

Mirëpo, faktorët kyç nga të cilët varet liberalizimi i vizave për Kosovën, janë zhvillimet politike në vend (krijimi i institucioneve konsistente dhe stabiliteti politik, luftimi i korrupsionit, krimit te organizuar), dhe presioni nga mekanizmat ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjeve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …