Ministri, Bajram Hasani, zëvendës-kryeministri Limaj dhe kryetari i Therandës Sali Asllanaj vizituan Parkun e Biznesit në qytet

Ministri, Bajram Hasani, zëvendës-kryeministri Limaj dhe kryetari i Therandës Sali Asllanaj vizituan Parkun e Biznesit në qytet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj. kanë vizituar Parkun e Biznesit në Suharekë, ku vizituan Fabrikën e Mobileve ” Te Naseri”, Fabrikën e Stiroporit “Graniti” dhe Fabrikën e prodhimit të elementeve te Betonit ”I Seferi”. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se Parku i Biznesit në Suharekë, është model dhe udhërrëfyes, për të gjithë prodhuesit, biznesmenët, ndërmarrësit në Kosovë, për të ecur dhe për ta drejtuar vendin, drejt zhvillimit ekonomik. Limaj tha se ky park duhet të jetë shembull i një parku industrial në rajon.  Ndërsa i siguroi prodhuesit se tash e tutje, nuk do të mbesin pa mbështetjen  e Qeverisë dhe institucioneve të vendit.E ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, tha se do t’i ndërmarrin të gjitha masat, me qëllim që të fuqizohet prodhimi vendor.

Ndërkaq kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj, tha se përfaqësuesit institucional gjatë kësaj vizite, i dhanë mbështetje dhe premtime se do t’i mbështesin bizneset e kësaj komune. Ndërkaq pronari i fabrikës për prodhimin e mobileve “ Te Naseri”, Naser Gashi tha se  prodhimet e   tyre tashmë gjenden dhe në Tregun e Zvicrës dhe së shpejti pritet të jenë prezent dhe në tregun gjerman. Ndërsa tha se mbështetja institucionale nuk u ka munguar asnjëherë. Kjo është vizita e parë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë që u bën bizneseve prej se kanë marrë postin e ministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …