Ministri, Berisha, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksimiuk

Ministri Berisha e falënderoi Ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në gjatë mandatit të tij. Më pas Ministri e njoftoi Ambasadorin për progresin e arritur në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së gjatë fazës së parë 120 ditëshe si dhe sfidat të cilat janë duke u adresuar në bashkëpunim me aleatët. Ministri Berisha e ritheksoi se objektiv strategjik i Republikës së Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe kontributi përmes FSK-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë. Ai  shprehu konsideratë të lartë për përkrahjen gjithëpërfshirës të Kanadasë për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke përfshirë edhe shërbimin e 4,500 pjesëtarëve të Ushtrisë së Kanadasë, në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë e rajon.

Ambasadori Maksymiuk e çmoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrin Berisha dhe qasjen e hapur dhe transparente gjatë gjithë procesit të zhvillimeve të rëndësishme në Ministri dhe FSK. Ai u shpreh i mahnitur me sukseset e Ministrisë në zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale, të besueshme dhe multi-etnike. Duke vlerësuar aspiratat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, ambasadori Maksymiuk tha se shpreson që një ditë trupat kanadeze krah për krah me pjesëtarët e FSK-së do të kontribuojnë së bashku për paqe dhe siguri. Ai më tutje konfirmoi se është në interes të Kanadasë që ta vazhdojë edhe më tej angazhimin në Kosovë dhe ta thellojë edhe më tej bashkëpunimin me vendin tonë dhe rajonin. Ambasadori Maksymiuk nënvizoi që ka vendosur që pikërisht në Kosovë ta festojë sot ditën kombëtare të Kanadasë bashkë me ushtarët kanadezë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …