Oda e Llapushës

Malisheva po përgatitet për organizmin dhe mbajtjen e edicionit të gjashtë të Festivalit, “Oda e Llapushës”

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në mesin e shumë çështjeve të trajtuara në këtë mbledhje, u bë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për organizmin dhe mbajtjen e edicionit të gjashtë të Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”. Sipas Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e festivalit dhe janë duke punuar shumë, që ky festival të jetë shumë cilësor në paraqitjen e vlerave të pasura të folklorit tonë. Këtë vit pritet që pjesëmarrja të jetë më e madhe, në krahasim me vitet tjera, pasi festivali e ka krijuar traditën e tij dhe interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh. Në këtë mbledhje, edhe drejtoria e arsimit, ka njoftuar se ka përfunduar viti shkollor 2018-2019, ndërsa është duke vazhdua mbajtja e garave të ndryshme shkollore, ku nxënësit e komunës sonë, janë duke treguar rezultate. “Një nxënës nga Komuna e Malishevës, e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës, ndërsa gara në nivel republikan, në kreativitet dhe mendim kritik, nxënësit e Komunës së Malishevës, i kanë fituar shtatë vende të para, të dyta dhe të treta”, u tha në mbledhjen e sotme.

Po ashtu në këtë mbledhje  u raportua për fushatën e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave, që është duke bërë në zonat endemike, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Sa i përket realizimit të investimeve kapitale, u bë e ditur se po vazhdohet me realizimin e investimeve dhe realizimi i projekteve është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …