Ministri Berisha zhvilloi takime bilaterale gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut-A5

Ministri Berisha zhvilloi takime bilaterale gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut-A5

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, dhe delegacioni që e shoqëronte në përbërje: drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane të MFSK-së, Faruk Geci dhe koloneli Fadil Hadergjonaj, këshilltar ushtarak i ministrit, zhvilluan disa takime bilaterale në Ohër të Republikës së Maqedonisë, gjatë punimeve të konferencës SHBA- Karta e Adriatikut-A5.

Fillimisht, ministri Berisha dhe delegacioni i ministrisë për FSK-në, u takuan me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, zonjën Radmilla Shekerinska-Jankovska. Në takimin e përbashkët të dy ministrave u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dyja vendeve.

 Me këtë rast, ministri Berisha i shprehu ministres Shekerinska, gatishmërinë e MFSK/FSK për pjesëmarrje në operacione jashtë vendit me kapacitetet aktuale, pastaj u bisedua për shkollimin e kadetëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve pakicë në Akademinë e Mbrojtjes të Maqedonisë, si dhe gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në Qendrën e Trajnimit të FSK-së, për Kërkim- Shpëtim të personelit të Ushtrisë së Maqedonisë, dhe me theks, që ka Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e saj për anëtarësim në iniciativa rajonale dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …