Ministri, Blerim Kuçi pret në takim Këshillin Grevist, Sindikatën dhe Menaxhmentin e Trepçës

Ministri, Blerim Kuçi pret në takim Këshillin Grevist, Sindikatën dhe Menaxhmentin e Trepçës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi bashkë me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi, sot kanë pritur në takim Këshillin Grevist të Punëtorëve të Trepçës, të kryesuar nga Ragip Istrefi, përfaqësuesin e Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, kryeshefit të “Trepçës” Hysen Vrajolli dhe disa punëtorë të ndërmarrjes. Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e vështirësuar e ndërmarrjes publike “Trepça”  gjegjësisht bllokimi i llogarive të tyre duke pamundësuar edhe dhënien e pagave. Ministrit Kuçi i janë paraqitur kërkesat e Këshillit Grevist, të cilët kërkuan ndihmë financiare që të kalojnë këtë gjendje. Duke u treguar për ndihmën që kësaj ndërmarrje i është dhënë edhe me masat përkrahëse të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, ministri Kuçi, u ka premtuar punëtorëve dhe menaxhmentit që nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike brenda Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do t’u ndahet një shumë e mjeteve dhe do të kërkohet në Mbledhje të Qeverisë ndihmë shtesë.

“Ajo që mund të ju garantoj është se ne kemi një shumë të mjeteve në buxhetin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, të cilën mund ta ekzekutojmë menjëherë. Mirëpo, kërkesa juaj është më e madhe dhe për këtë unë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës do ta paraqes këtë shqetësim dhe do të kërkoj ndihmë për juve për të kaluar këtë situatë”, ka thënë ministri Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …