Ministri i Brendshëm Sefaj dhe ambasadori italian Sardi bisedojmë për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë

Ministri i Brendshëm Sefaj dhe ambasadori italian Sardi bisedojnë për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e të dyja vendeve për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, në veçanti u bisedua për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë. Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Sardi në ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit të personave të rikthyer. Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Qasje selektive ndaj drejtësisë: Donika Gërvalla hesht për Specialen, por sulmon gjykatat vendore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një qasje të përmbajtur ndaj Dhomat e Specializuara …