28 shtetet e BE-së janë pajtuar në një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi: Procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova. Shefja e BE-së thekson rolin që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi. Me këtë rast, zv. kryeministri Gashi siguron shefen e BE-së në Kosovë  se ky proces do të ketë transparencë maksimale.

“Jemi të vetëdijshëm se investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje,  mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tone, ju siguroj Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …