Ministri Ejup Maqedonci: Sot u shënua ceremonia e përfundimit të trajnimit të përbashkët të FSK-së dhe Forcave të Maqedonisë

Ministri i Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot, në ambientet e Gardës Kombëtare është shënuar një moment i rëndësishëm: ceremonia e përfundimit të trajnimit të përbashkët të njësisë Hazmat të FSK-së dhe të Forcave të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhe Skuadrën e 71-të të Mbështetjes të Gardës Kombëtare të Ajovës. Ky trajnim ka qenë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e mbrojtjes nga materialet e rrezikshme. Ndërsa jemi përballur me sfida të ndryshme dhe simulime komplekse, bashkëpunimi ynë ka treguar përkushtimin tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të regjionit tonë, ka thënë mes tjerash, ministri, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …