leoni

Ejup Maqedonci: Sot në ambientet e Gardës Kombëtare shënuam ceremoninë e trajnimit të FSK-së dhe të njësisë CBRN

Sot në ambientet e Gardës Kombëtare shënuam ceremoninë e përfundimit të suksesshëm të trajnimit të përbashkët të pjesëtarëve të njësisë Hazmat të FSK-së dhe të njësisë CBRN të Forcave të Maqedonisë së Veriut me Agjencinë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (Defense Threat Reduction Agency, DTRA), U.S. Marines CBIRF dhe Skuadrën e 71-të të Mbështetjes të Gardës Kombëtare të Iowes (71st Civil Support Team).
Gjatë këtij trajnimi që është zhvilluar në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim në Pomozatin, njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Kompania e Materieve të Rrezikshme ka shkëmbyer eksperienca me pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut për kapacitetet, mënyrën e operimit në terren si dhe përdorimin e pajisjeve specialistike. Po ashtu gjatë këtij ushtrimi pjesëtarët tanë dhe pjesëtarët e Maqedonisë së Veriut janë testuar në simulime të organizuara nga instruktorët amerikan, simulimet ishin të ndryshme dhe komplekse, duke përfshirë të gjitha fushat atë kimike, biologjike dhe radiologjike.
Ky trajnim ishte një mundësi shumë e mirë për pjesëtarët tanë të shkëmbejnë eksperienca të ndryshme, operacione, intervenime reale dhe eksperienca shumëvjeçare nga ana e pjestarëve dhe instruktorëve pjesëmarrës.
Në vijim gjeni fjalimin tim drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni:
Ambienti aktual i sigurisë në botë dhe regjion po dëshmon qartë se sa i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet bashkëpunimi me DTRA dhe mbështetja që DTRA i ka dhënë që nga viti 2014, Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kërcënimet nga akterët e rinj dhe të vjetër me prirje autokratike dhe me qasje hegjemoniste dhe agresive nuk po e sfidojnë vetëm rendin e ri botëror por dhe rregullat e luftës të përcaktuara në ligjin humanitar ndërkombëtar. Në këtë aspekt rreziku i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe agjentëve kimik dhe biologjik është më i lartë se kurrë. Duke i shtuar kësaj rreziqet që përcjellin zhvillimin e gjithmbarshëm industrial dhe teknologjik, mirëmbajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes nga materiet e rrezikshme është domosdoshmëri, siç është domosdoshmëri bashkëpunimi në mes partnerëve regjional për tu përballur me këtë sfidë të kohëve moderne.
Republika e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës e në veçanti Garda Kombëtare, ndër vite, përveç eksperiencës së fituar nga trajnimet, nga programi i DTRA i Shteteve të Bashkuara ka pranuar pajisje me vlerë mbi 2 milion dollarë, gjë që i ka mundësuar këtij kapaciteti tonë të jetë ndër kapacitetet me profesionale dhe kompetente që ka Republika e Kosovës.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj ceremonie,
Pjesëmarrja e ushtarakëve nga Maqedonia e Veriut është vlerë e shtuar dhe unike për ushtrimin dhe tregon për përkushtimin e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të regjionit tonë. Trajnimi nga instruktorë amerikan dhe shkëmbimi i përvojave në mes pjestarëve të dy vende tona gjatë këtij ushtrimi me skenarë real dhe kompleks, jam i bindur plotësisht që ju ka ndihmuar jo vetëm për të rritur aftësitë e juaja individuale për të kryer detyrat specialistike por dhe për të ndërvepruar kur kërkohet nga ju.
Të nderuar pjesëtarë të Defense Threat Reduction Agency (DTRA), U.S. Marines CBIRF dhe 71st Civil Support Team faleminderit shumë për mbështetjen dhe dedikimin tuaj. Gjithmonë do të jemi mirënjohës Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe juve për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë të vendit dhe regjionit tonë.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij ushtrimi,
Ju uroj përfundimin e sukseshëm të këtij aktiviteti dhe ju inkurajoj të mirëmbani dhe zhvilloni njohuritë e fituara nga ky aktivitet i rëndësishëm.
Urime dhe Faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …