Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së sot në Bruksel. Ministri, Pistorius u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e miqve hungarezë, lidhur me bllokimin e ndihmës për Ukrainën. Kjo masë u aplikua  pasi Ukraina përfshiu bankën më të madhe të Hungarisë OTP në listën e mbështetësve të pushtimit rus, duke zemëruar Budapestin. Një zëdhënës i qeverisë hungareze tha të hënën se Hungaria do të refuzonte ndihmën e re ushtarake nëse banka OTP nuk hiqet nga lista. Budapesti po bllokon në mënyrë specifike një rritje të Fondit Evropian të Paqes (EPF), një fond ndërqeveritar që rimburson vendet e BE-së që ofrojnë ndihmë ushtarake për partnerët e bllokut.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …