leoni

Ministri Hasani mori pjesë në finalizimin e dokumentit të zbatimit të “Strategjisë së Evropës Juglindore 2020”

Ministri Hasani mori pjesë në finalizimin e dokumentit të zbatimit të “Strategjisë së Evropës Juglindore 2020”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, mori pjesë në takimin për finalizimin e dokumentit programues të zbatimit të “Strategjisë së Evropës Juglindore 2020”, që është realizuar nëpërmjet një procesi të sigurimit të të dhënave të mbledhura nga një sërë burimesh nëpërmjet cikleve të strukturuara vjetore, me pjesëmarrjen e një game të gjerë partnerësh. Ky dokument paraqet veprimet e Planit Shumëvjeçar të Veprimit të modernizuar dhe të materializuar për t’u integruar në integrimet ekonomike rajonale. Me këtë rast, ministri Hasani potencoi se Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe “Strategjia për Evropën Juglindore 2020” në veçanti janë elemente kapitale drejt përmirësimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik të rajonit tonë.

“Kosova është dëshmuar si një fqinje e mirë që kujdeset për raporte miqësore dhe bashkëpunim shembullor me fqinjët e saj. Këtë e dëshmojnë jo vetëm shkëmbimet bilaterale, por edhe pjesëmarrja aktive në mekanizmat rajonal si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Traktati i Komunitetit të Energjisë, CEFTA, e mekanizma të tjerë”, theksoi ministri Hasani. Ai më tej u zotua se në emër të Qeverisë së Kosovës shpreh zotimin serioz për zbatimin e kësaj Strategjie, duke qenë të vetëdijshëm se zbatimi i plotë dhe i suksesshëm  i saj do të sjellë vende të reja pune, prosperitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë. Po ashtu, Hasani konfirmoi se Kosova ka gatishmërinë për të angazhuar kapacitetet e administratës së vet, përkrahjen institucionale dhe burimet e nevojshme financiare për zbatimin e suksesshëm të saj.

Hasani paraqiti edhe fushat që ndërlidhen me këtë strategji, e që në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në Programi i Reformës Ekonomike 2018-2020, e që i referohen Strategjisë së Evropës Juglindore, si: rritje të integruar, zhvillim të politikave tregtare dhe të konkurrueshmërisë, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovim  të investimeve të huaja, rritje të mençur, rritje të qëndrueshme, rritje gjithëpërfshirëse si dhe qeverisje për zhvillim.

“Të dhënat e sakta dhe të besueshme do të jenë ato të cilat do të tregojnë në mënyrë transparente se zbatimi është i qëndrueshëm dhe do të tregohet se ku do të këtë nevojë për mbështetje të mëtejshme”, u shpreh ministri Hasani.

Ai shtoi se duke ecur përpara do të forcohet sistemi i mbledhjes së të dhënave, sistemi i analizës së të dhënave dhe kulturën e analizimit të të dhënave për t’i inkorporuar ato në proceset tona vendimmarrës.

 “Prandaj ne e mirëpresim zhvillimin dhe funksionalizimin e softuerit elektronik për mbledhjen e të dhënave”, ka theksuar Hasani.

Ndërkaq sa i përket strukturës së monitorimit, në nivelin politik, ministri Hasani ripohoi se  Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të vazhdojë të mbetet organi kryesor i adresimit të çështjeve që dalin nga strategjia, ndërsa në nivelin teknik do të jenë strukturat ekzistuese që monitorojnë zbatimin e agjendës evropiane, që do të monitorojnë edhe zbatimin e strategjisë.

Hasani i ftoi mekanizmat relevantë për bashkëpunim sa më të afërt, që të sigurohet zbatimi i plotë dhe të suksesshëm i prioriteteve strategjike dhe paralelisht edhe të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …