Elbert krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për Urën e Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë  se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për Urën e Ibrit. Në një letër drejtuar emisari të BE-së ai ka shkruar: “I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin. Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në letrën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …