Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa viziton kampin ushtarak Bondsteel

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa viziton kampin ushtarak Bondsteel

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp. Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikan patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor. Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi. “Për një periudhë të shkurtër kohore arrita t’a stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet që kanë”, u shpreh ministri Mustafa, duke shtuar se, sfiduese ka qenë periudha e mbylljes shkaku i pandemisë Covid-19 të cilës Ministria i’u kundëpërgjigj me pagesë dy herë të subvencioneve. Mustafa, i ftuar nga komanda në Bondsteel, foli edhe rreth institucioneve dhe popullsisë në Kosovë, që t’i familiarizojë miqtë amerikan me Kosovën. Qëllim tjetër i takimit, ishte edhe zhvillimi dhe  thellimi i miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …