Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi takohet me e zëvendës sekretarin për Energji në SHBA, Matthew Zais

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi takohet me e zëvendës sekretarin për Energji në SHBA, Matthew Zais

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në takimin bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara , si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. Në margjina të takimit mes dy delegacioneve, ministri Kuçi është takuar me zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, Matthew Zais. Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …