Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut”

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut”. “Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha au në ceremoninë e dorëzimit të kryesimit të Bosnjës Kartës së Adriatikut. “Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë”, tha Cakaj. “Nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë” tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …