Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e pret në takim profesorin e njohur amerikan, David Phillips

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e pret në takim profesorin e njohur amerikan, David Phillips

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në vizit profesorin e njohur amerikan Dr. David Phillips. Ai përmes një postimi ka shkruar se me të kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, dhe të arriturat e deritashme, sfidat aktuale dhe me vizionin tim për të ardhmen. “Sot pata nderin e veçantë të pres në vizitë, profesorin e njohur amerikan Dr. David L. Phillips, aktualisht Drejtor i Programit të Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York. Me profesorin e nderuar diskutuam për zhvillimet e përgjithshme politike, mjedisin global dhe rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis. Gjithashtu, njoftova profesorin për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, të arriturat e deritashme, sfidat aktuale dhe me vizionin tim për të ardhmen. Nga ana e tij prof. Phillips, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin dhe qëllimet e mia strategjike duke ofruar leksione të veçanta akademike nga përvoja e tij e madhe studimore dhe politike”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …