KOMF: Mbahet punëtoria mbi raportimin e mediave për fëmijët

KOMF: Mbahet punëtoria mbi raportimin e mediave për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me Terre des hommes kanë mbajtur punëtorinë me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”.

Në këtë punëtori u diskutua bashkë me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim të informimit dhe ngritjes së kapaciteteve mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët.

Folës në këtë punëtori ishin Prof. assist. dr. Remzie Shahini Hoxhaj – Profesoreshë e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe Proff. assist. dr. Njomza Llullaku – Profesoreshë në Departamentin për Punë Sociale – Universiteti i Prishtinës, të cilat ndanë me të pranishmit përvoja, raste konkrete, informacione mbi raportimin e mediave për fëmijët si dhe mbrojtjen e interesit më të mirë të tyre.

Pavarësisht qëllimit të mirë të gazetarëve në rastet kur raportojnë për fëmijët, në disa raste ndodh që në këto raportime anashkalohet baza ligjore, standardet dhe parimet etike për mbrojtjen e fëmijës. Po ashtu, evidencat tregojnë se edhe nga ana e profesionistëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, ka shkelje të lidhura me raportimet për fëmijët e cenueshëm.  

KOMF do vazhdoj me organizimin takimeve me gazetarët dhe profesionistë të fushës së mbrojtjes së fëmijës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të raportimeve në rastet kur përfshihen fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …