Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj shpallet qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj shpallet qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj  është shpallur  qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri.  Një atmosferë të ngrohtë vëllazërore  nga kryetari Bashkisë së Matit zoti  Agron Malaj, Ministrit Mehaj ju dha titulli “Qytetar nderi”, për kontributin e tij personal në  misionet e FA të Shqipërisë si dhe kontributin e tashëm si Ministër i Mbrojtjes në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes si dhe dy ushtrive të vendeve tona,  Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas fjalëve falënderuese Ministri Mehaj e përmendi faktin e rëndësishëm që lidhet me qytetin e Burrelit dhe bashkinë e Matit duke theksuar se: “Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai dhe shumë ushtarë të UÇK-së u stërvitën në Shqipëri, konkretisht në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit.

Siç kam deklaruar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur pranova medaljen nga shefi i shtabit të përgjithshëm të FARSH, z. Xhemail Gjunkshi që:”Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, këtë e them edhe sot këtu para jush.

Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetësisë ka kaluar pikërisht përmes jush, përmes këtij vendi ku jemi sot. Sot 25 vite pas, jemi sërish këtu në këtë vend me të cilin e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë.

Në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ju falënderoj përzemërsisht. Atë që keni bërë për ne, nuk e harrojmë asnjëherë

Për fund, dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre.

Uroj që t’iu shërbejmë më përkushtim dhe përulësi gjithmonë sepse këta njerëz meritojnë shumë.

Vizitojeni sa më shumë dhe sa më shpesh Kosovën, ne ju presim me krahë të hapur gjithmonë.

Faleminderit të gjithëve, është vërtetë nder për mua që më keni dhënë titullin “Qytetar nderi”.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Shala: Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë do të promovojë botimet vjetore, prill 2023 – prill 2024

Më 18 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – …