Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, është takuar të mërkurën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ai me anë të një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se kanë diskutuar mbi temar e sigurisë. “Takimi me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u fokusua kryesisht në bashkëpunimin ndërshtetëror në funksion të interesave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si: shkëmbimi i përvojave për integrime euroatlantike dhe organizata rajonale të sigurisë si dhe koordinimi ndërshtetëror në menaxhimin e krizave dhe emergjencave të ndikuara nga tensionet ndërkontinentale së bashku edhe me shtetet tjera fqinje”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …