Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vlerësuar lartë  kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s. Ai këto deklarata i bëri gjatë takimit me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovsk. Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski u prit edhe në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të dy delegacioneve. Tutje bëhet e ditur se gjenerali dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin. Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …