Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në takime të ndara, z. Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer. Ministri Berisha, me këtë rast e ka falënderuar, z. Soula, për angazhimin e NATO-s, për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe ekipin e NALT-it, për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj, duke theksuar se Kosova është fuqishëm  e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike. Po ashtu ai  e njoftoi delegacionin e NATO-s, me aktivitet e Ministrisë së Mbrojtjes me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …