622 mijë shtetas të Shqipërisë gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së

622 mijë shtetas të Shqipërisë gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së

Më shumë se 622 mijë shtetas të  Shqipërisë në dekadën e fundit, gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë leje për të zbritur në 75 mijë në vitin 2010. Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në vitin 2013 me rreth 31 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në vitet e mëpasshme, duke arritur në  vitin 2018  me rreth 62  mijë leje qëndrimi  që ka shënuar edhe nivelin më të lartë që nga viti 2010. Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 30o mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë leje.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …