leoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, ku u prit nga gjeneral, Omer Ertugrul Erbakan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, ku u prit nga gjeneral, Omer Ertugrul Erbakan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke. Ai me këtë rast u  prit  në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan.  Kisha kënaqësinë të vizitoj Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prita në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan. Në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm. Gjatë takimit me komandant Erbakanin, diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së. Komandantin e falënderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …