Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se formimi i aleancave jashtë NATO-s dëmton Aleancën

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se formimi i aleancave jashtë NATO-s dëmton Aleancën

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, është citur të ketë deklaruar se formimi i aleancave jashtë NATO-s do t’i dëmtojë raportet dypalëshe mes vendeve dhe vetë këtë organizatë. Dihet se Greqia dhe Franca në shtator nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe strategjisë ushtarake, ku përfshihet blerja e tri luftanijeve franceze nga Greqia për rreth tre miliardë euro. Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Micotakis, tha këtë muaj se marrëveshja do t’u lejojë vendit të tij e Francës që t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një kërcënimi të jashtëm, shkruan Reuters. Duke marrë parasysh që ne jemi brenda NATO-s, të gjithë duhet ta dinë se kërkimi i aleancave të ndryshme jashtë kësaj organizate do t’i dëmtojë edhe NATO-n, edhe raportet tona dypalëshe dhe do ta lëkundë besimin”, tha ministri turk para gazetarëve pas një takimi të ministrave të shteteve të NATO-s këtë javë në Bruksel, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …