Ministri i Punëve të Jashtëm, Pacolli: Harmonia ndër-fetare është parim për të cilin jemi kujdesur me shekuj

Ministri i Punëve të Jashtëm, Pacolli: Harmonia ndër-fetare është parim për të cilin jemi kujdesur me shekuj

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka marrë pjesë në konferencën për liritë fetare në Washington, ku ishte i ftuar nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo. Ai ka thënë se Kosova është një vend në të cilin respektohen plotësisht liritë fetare të të gjitha komuniteteve, duke shtuar se të gjithë jetojnë në harmoni dhe bashkëjetesë. “Harmonia ndër-fetare është parim për të cilin jemi kujdesur me shekuj dhe nuk kemi lejuar që ideologjitë dhe sistemet politike ta thyejnë atë”, ka shkruar ministri. Pacolli ka shtuar se Kosova është përkushtuar shumë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se është duke u punuar për një Ligj modern për liritë dhe të drejtar fetare. “Një nga përkushtimet tona ka qenë që të ndërtojmë Kosovën si shtet laik dhe për të ndarë në mënyrë të qartë dhe të vendosur çështjet shtetërore nga ato fetare”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …