Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se nga sot ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të ndërpriten

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se nga sot ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të ndërpriten

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është deklaruar rreth ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Republikën e Kosovës. Sipas tij, nga sot, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten. “Duke ju përgjigjur qytetarëve dhe bizneseve në vend për ankesat e shumta rreth ndërprerjeve të energjisë elektrike, kam kërkuar informata nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, si institucion i pavarur për rregullimin e tregut energjetik në vend. Nga u.d. Kryetari i Bordit të ZRRE, z. Arsim Janova, u informova se ZRRE ka marrë masa duke urdhëruar KESCO/KEDS që të ndërpres menjëherë të gjitha reduktimet e energjisë elektrike si dhe të mos aplikoj ndërprerjen e planifikuar të energjisë, përveç në raste kur cenohet siguria nacionale apo siguria e sistemit energjetik (shih foton). Nga sonte, ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten. Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar. Nëse keni ndërprerje edhe pas këtij njoftimi, ju lutem postoni komente me lokacionin dhe qytetin”, ka shkruar ministri Lluka.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …