Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive. Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, …