Ministri Krasniqi me Inspektoratin e Tregut vizitojnë deponitë e derivateve të naftës

Ministri Krasniqi me Inspektoratin e Tregut vizitojnë deponitë e derivateve të naftës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut inspektuan sot deponitë e derivateve të naftës. Inspektimi u bë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, nga ku edhe u morën mostrat për vlerësim të cilësisë së naftës. Ministri Krasniqi u shpreh se ky inspektim po bëhet për të parë se çfarë cilësie e naftës iu ofrohet qytetarëve të Kosovës. “Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në depnoninë e derivateve “Shell Kosova” dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan. Prandaj,  për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, deklaroi ministri Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …