Ministri Lekaj priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Ministri Lekaj priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar për projektet aktuale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Republikës së Kosovës dhe për ato në të ardhmen lidhur me agjendën e konektivitetit për projektet ndërkufitare. Ministri Lekaj ka diskutuar me Apostolovën edhe për takimin e mbajtur në Sofje në mes ministrave të vendeve të rajonit dhe për përgatitjet për Samitin e Sofjes që do të mbahet në muajin maj, me temë kryesore transportin. Ndërkaq, gjatë këtij takimi i bisedua edhe për zhvillimet aktuale e politike në vend për prcesin e liberalizimit të vizave, si  një çështje e rëndësishme dhe që i bënë qytetarët e Kosovës së barabartë me të gjithë qytetarët e rajonit dhe më gjerë. Apostolova e konfirmoi  se Bashkimi Evropian është shumë i angazhuar në agjendën e konektivitetit, në mënyrë që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve dhe për të cilat ka mundësi financimi përmes instrumenteve financiare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …