Ministri Maqedonci, u prit në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Muhammad Al Attijah

 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u prit në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Mohammad Al Attijah, të cilin e falënderoi për mbështetjen nga shteti i Katarit, si dhe për angazhimin e tij personal për thellimin e marrëdhënieve nga pozicioni paraprak i ministrit për Punë të Jashtme të Katarit. Po ashtu, ministri e njoftoi homologun e tij, për situatën e sigurisë në regjionin e Evropës, e veçanërisht atë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Në takim diskutuan për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të dy vendeve dhe u dakorduan për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si dhe mundësisë për investime të përbashkëta në fushën e prodhimit ushtarak. Ministri Al Attiyah ofroi 6 kuota për edukim të kadetëve tanë në akademitë ushtarake të Katarit, duke përfshirë dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …