Ministri Mehaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh

Ministri Mehaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh, ku fillimisht u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe Sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam.

Më pas, vizita e Ministrit Mehaj ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.

Gjatë këtyre ditëve Ministri Mehaj, me delegacion, do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes.  “Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, ka theksuar Ministri Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë …