leoni

Ministri Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Ministri Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, zonjën Pia Stjernvall. Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Finlandës, në veçanti për nevojën e inicimit të një bashkëpunimi më intensiv në mes të Kosovës dhe Finlandës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përkatësisht në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës. Ministri Berisha fillimisht e falënderoi ambasadoren Stjernvall, për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën, në sferën politike, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, si dhe mbështetjen diplomatike dhe atë të sigurisë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministri Berisha, tha se falënderon diplomaten nga Finlanda, për letrën të cilën ajo i solli sot ministrit Berisha, në të cilën, Finlanda ka identifikuar fushat e bashkëpunimit si dhe ka ofruar mundësi për ndjekjen e shkollave dhe qendrave të ekselencës nga pjesëtarët e FSK-së, në të ardhmen.  Sa i përket të ardhmes së FSK-së, ministri Berisha, tha se shteti i Kosovës dhe Ministria për FSK-në, në vazhdimësi është duke informuar dhe koordinuar me NATO-n, shtetet partnere dhe partnerët strategjikë rreth planit të Kosovës për të ardhmen e Forcës, dhe se për këtë temë do të jemi plotësisht transparent, në mënyrë që vendimet rreth transformimit të FSK-së, dhe të ardhmes së saj, mos ta befasojnë askënd. Ambasadorja e Finlandës, zonja Stjernvall, pasi i dorëzoi letrën për bashkëpunim ministrit Berisha, shprehu gatishmërinë e Finlandës dhe të Qeverisë së Finlandës, për fokus të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe rreth Kosovës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me Kosovën, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe mbështetjen, për ta mbështetur këtë vend mik, në agjendën e saj euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …