Selim Selimi: FSK është institucioni më i besueshëm e pas saj është Shërbimi Korrektues i Kosovës

Ministri Selimi: Task-forca kundër korrupsionit ka pasur sukses, tani duhet të rishikohet dhe të shfuqizohet

Task-forca kundër korrupsion që është propozuar të shfuqizohet nga Qeveria e Kosovës, thuhet se ka pasur sukses në disa nga punët e kryera. Në bazë të gjetjeve që ka bërë EULEX-i nga monitorimi i punës së kësaj Task-force, thuhet se kjo Taskë-forcë që funksionon në bazë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë hetime të profileve të larta që përfshijnë persona të njohur dhe raste financiare.Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se shfuqizimi i kësaj Task-force, duhet të rishikohet mirë nga Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu. Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se Task-forca ruhet nga pozita e saj unike në hierarkinë e Policisë së Kosovës dhe vijat e saj të veçanta të raportimit ,që garantojnë pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …