Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi ndalesën për peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë. Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët. Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të mjaltit dhe patates nga ky shtet.

Vendimin mund ta gjeni ne këtë link: https://mti.rks-gov.net/desk/inc/media/C06BADA1-F776-41CA-9A4A-70DC3F9448E2.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …