Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë

Ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të përmirësuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, një dikaster ky i cili lë shumë për të dëshiruar në vend.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri Ismaili në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …