Ministri Stavileci raporton të arriturat dhe sfidat para Komisionit Parlamentar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe  Industri para të cilit ka shpalosur të arriturat në fushat e energjisë, minierave dhe fushave tjera që mbulon MZHE.

Me këta rast Ministri Stavileci i ka njoftuar anëtarët e Komisionit  për miratimin e ligjeve në sektorin e energjisë, të cilat sipas tij do t’i hapin rrugë një zhvillimi të sigurt ekonomik.

“ Janë miratuar ligjet që rregullojnë fushën e energjisë, të cilat do t’i hapin rrugë zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të fushës energjetike si tërësi “, ka pohuar ministri Stavileci, duke shtuar se tashmë ka  filluar aktiviteti për nxjerrjen e legjislacionit sekondar që del nga pakoja e ligjeve të energjisë.

Ministri Stavileci ka bërë të ditur se Strategjia e Energjisë së  Republikës së Kosovës 2016-2025, është draftuar, duke shtuar se përmbyllja e projekteve të vitit 2016 siç janë ai i fushatës publike për Efiçencë Elektrike  dhe BRE si dhe programi mbështetës – auditimi i energjisë në objektet publike do të  vazhdojnë edhe për vitin 2017.

Me këtë rast ministri Stavileci duke raportuar për procesin e Termocentralit Kosova e Re është shprehur se për shkak të specifikave dhe volumit të madh të marrëveshjeve që duhet arritur, dhe bisedimeve  për mbylljen e fazës së parë të projektit “Mbyllja Komerciale”, kanë vazhduar intensivisht dhe tani nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do te bëhet nga fundi i këtij viti . Numri  një i ekonomisë së vendit ministri Stavileci tha po ashtu se  njëkohësisht po punohet në përgatitje të finalizimit të fazës së dytë të projektit “Mbyllja financiare”, e cila pritet të kryhet në  tremujorim e parë të vitit 2017.

Të pranishmit ministri Stavileci i ka njoftuar edhe për të ariturat në fushën minerare duke përmendur këtu miratimin e Ligjit për Trepçën  dhe  miratimin e dokumentave më rëndësi, të cilat rregullojnë veprimtarinë minerare në tërësi.

Ndërsa, për sektorin e  Teknologjisë së Iformacionit ministri Stavileci ka njoftuar anëtarët e Komisionit se tashmë është miratuar dokumenti i Strategjisë Nacionale për Teknologji Informative, e cila përmban planin e detajuar të veprimit për periudhën 2016-2018. Ndërsa, ka bërë të ditur se ka filluar të zbatohet Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës KODE (KOsovo Digital Economy Program, e cila përfshinë shtrirjen e Infrastrukturës brezgjerë me shpejtësi të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …