Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga z. Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovë.

Ky është një takim njoftues në mes të udhëheqësve të të dyja institucioneve dhe ka për qëllim diskutimin dhe informimin e institucioneve partnere me të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm. Me këtë rast, ministri Hasani ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet dhe prioritet e MTI-së gjatë mandatit të tij. Ministri Hasani potencoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat dhe me theks të veçantë zhvillimit të sektorit të turizmit, etj.

 Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re si Ministër i MTI-së dhe shprehu interesimin e FMN-së për të vazhduar këtë bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të dyja institucioneve përkatëse në realizimin e planeve dhe projekteve strategjike të MTI-së dhe që do të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ai u interesua edhe për projektet konkrete që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për planet e ministrisë që ndërlidhen me  Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …