Brickos

Ministria e Arsimit e gatshme për testin shtetëror të maturës

Ministria e Arsimit e gatshme për testin shtetëror të maturës

25 mijë maturantë, që kanë përfunduar shkollimin e mesëm, pritet t’i nënshtrohen afatit të parë të Maturës, në datat 14 dhe 24 qershor. Por, Ministria e Arsimit ka bërë përgatitje për testimin e 31 mijë maturantëve, meqë numri i atyre që kanë dështuar në testimin e vitit të kaluar, shkon në 6 mijë. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, bën të ditur se janë mbi 200 qendra të testimit, mbi 2 mijë e 500 administrues, si dhe 500 komisionarë. Ndonëse gjatë procesit të testimit për çdo vit janë shënuar parregullsi dhe janë dhënë kritika të shumta në adresë të MASHT-it, se nuk po e organizon siç duhet maturën dhe nuk po arrihen kurrfarë rezultatesh, kryetari i Komisionit të Maturës, Azem Guri, pret rezultate të mira.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …