Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Ministria e Arsimit vlerëson se Testi i Arritshmërisë ka shkuar sipas planit dinamik dhe pa ndonjë parregullsi

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, sot i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin. Kështu kanë bërë të ditur nga MASHTI përmes një postimi në rrjeti social në Facebook, duke shkruar se në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.  Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi, bëjnë të ditur nga MASHTI. Sipas tyre, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …