Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë-Kurti, paguan vetëm avokatët me të cilët ka marrëveshje dhe jo avokatët privatë të Hashim Thaçit

Ministria e Drejtësisë ka mohuar raportimet se nuk i ka kryer obligimet sa u përket pagesave të ekipit mbrojtës të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, që po gjykohet nga Gjykata Speciale,  në Hagë. Ministra njofton  se në përputhje me legjislacionin në fuqi për pagesën apo kompensimin e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë, paguan  vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me avokatin e Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me marrëveshjen, të  gjitha pagesat ia dërgon me kohë. Ndërsa, për avokatët e tjerë potencialë, qoftë edhe privatë, të cilët angazhohen nga zoti Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave të tilla, thuhet në njoftimin zyrtar por edhe arrogant e shpërfillës të Ministrisë së Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …