Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë pajtohet me OJQ-të për fyerjen e organeve dhe simboleve të Shtetit (!)

Ministria e Drejtësisë për hir të disa  OJQ-ve  mercenare, heq dy  nene nga kodi penal, të cilat do të duhej të sankciononin sharjen dhe fyerjen e  organeve  dhe simboleve të  Shtetit. Ministria, me këtë veprim të pamatur dhe naiv i nënshtrohet opinioneve të OJQ-ve lidhur me dy nenet e propozuara të Kodit Penal. Edhe pse  kohë më parë kishte marrë vendim të drejtë për fuqizimin e neneve, me të cilat do të duhej të  ndalohej fyerja e shtetit e simboleve si dhe  fyerja e organeve kushtetuese, ajo në rrethana të pasqaruara sa duhet për opinion,  iu ka nënshtruar reagimit  të disa OJQ-ve dhe ka marrë vendim për heqjen e neneve të tilla nga Kodi Penal. ( Radio-Kosova e Lirë)

“Ministria e Drejtësisë synon të vazhdojë dhe të thellojë bashkëpunimin me shoqërinë civile të Kosovës në të gjitha fushat që janë në përgjegjësinë e saj dhe do të sigurojë që shoqëria civile do të përfshihet në të gjitha proceset e politik-bërjes dhe hartimit të legjislacionit, duke përfshirë Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe tërë rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë. Jemi të bindur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve publike dhe shoqërisë civile mund të realizohen veprime që janë në dobi të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …