KEK
Fillimi / Lajmet / Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, reagon ndaj shkrimi ku thuhet Autostrada e Gjilanit i kushton Kosovës 700 milionë euro
MIT

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, reagon ndaj shkrimi ku thuhet Autostrada e Gjilanit i kushton Kosovës 700 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, reagon ndaj shkrimit të së enjtes në lajmi.net, i cili të premten është ri publikuar në zëri.info. Ky artikull, qysh në titull mbanë një të pavërtetë të madhe kur thuhet se “Autostrada e Gjilanit i kushton Kosovës 700 milionë euro”. MIT demanton konstatimin e tillë duke sqaruar opinionin publik se autostrada në fjalë, ka kosto afër 88 milionë euro dhe jo siç pretendon portali në fjalë. Krahas kësaj, MIT thekson se vendimi për themelimin e Njësive Zbatuese të Projektit, është tërësisht i ligjshëm dhe konform normave juridike. Më tutje sqarojmë se rivlerësimi i këtij projekti është bërë për shkak të ankesave të operatorëve ekonomik të deponuara në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, i cili e ka kthyer në rivlerësim projektin e Autostradës A7, në muajin janar 2018.  Me këtë rast, MIT, përveç se ka zbatuar me përpikëri vendimin e OSHP, ka kursyer rreth 12 milionë euro në këtë projekt, apo rreth 40 milionë euro më pak sesa buxheti i planifikuar për këtë projekt.

MIT u bënë thirrje të gjitha mediave që mos të bien pre e spekulimeve dashakeqe të ndikuara nga grupet e ndryshme të interesit, e të cilat për interesa të ngushta të tyre hedhin në opinion pasaktësi dhe të pavërteta.

MIT mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë në vend për cilindo projekt dhe në vazhdimësi ka treguar gatishmëri për bashkëpunim, në mënyrë që e vërteta të dal në shesh dhe spekulimet dashakeqe të marrin vendin që u takon.​

Kontrolloni gjithashtu

Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe formimin e TMK-së

Janë bërë 21 që kur u themeluan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pra, kalimi në TMK ...